Mungon vetëm zyrtarizimi: Arbër Hoxha kalon te Dinamo Zagreb
Sulmuesi kosovar Arbër Hoxha është futbollisti më i ri i Dinamo Zagrebit, ku vetëm zyrtarizimi ka mbetur peng.
Mediumi “Germanijak.hr” raporton se gjithçka është kompletuar mes Slaven Belupo dhe Dinamos, me klubin kroat që do të paguajë 2 milionë euro për shërbimet e kosovarit.
Sipas raportimit, gjithçka është mbyllur mes dy klubevenë parim dhe Hoxha të martën do të prezantohet te skuadra kroate.
Kishte probleme mes dy klubeve sa i përket çmimit meqenëse Slaven Belupo kërkoi 2 milionë euro, vlerë të cilën Dinamo fillimisht refuzoi ta paguante.
Megjithatë, pastaj Dinamo ndryshoi mendje dhe u pajtua me të gjitha kushtet e vendosura nga skuadra rivale.
Anësori i majtë këtë sezon ka shkëlqyer në Superligën Turke duke zhvilluar 20 paraqitje në të gjitha garat me Slaven Bulopo dhe kontribuar me pesë gola dhe tre asistime në përgjithësi.
Kujtojmë, Hoxha s’është ftuar te që nga viti 2021 dhe ka të zhvilluara tre paraqitje, atë vetëm në miqësore, kësisoj ekziston shansi që të bëhet futbollisti më i fundit që e përfaqëson Shqipërinë, meqenëse është pajisur edhe me pasaportë shqiptare.