Mungon ndaj Qipros shkaku i kartonëve, Rexhbecaj: Do të jem me zemër me djemtë - NACIONALE

Mungon ndaj Qipros shkaku i kartonëve, Rexhbecaj: Do të jem me zemër me djemtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Elvis Rexhbecaj i ka dhënë mbështetje kombëtares së Kosovës për përballjen ndaj Qipros.

Rexhbecaj do të jetë mungesa e madhe e “Dardanëve” për sfidën e të martës mbrëma, shkaku që ka marrë kartonë në dy përballjet e fundit.

Kapiteni i Augsburgut ka reaguar në “Instagram” pas fitores ndaj Lituanisë, duke i uruar suksese djemve.

“Fitore e rëndësishme!

Luftuam për njëri-tjetrin dhe e treguam forcën tonë si ekip.

Fatkeqësisht, për ndeshjen e radhës ndaj Qipros nuk do të jem pjesë e ekipit për shkak të kartonëve, por do të jem me zemër dhe mendje me djemtë në fushë.

Suksese ekipit për ndeshjen me Qipron! FORCA KOSOVA”, shkroi ai ndër të tjera.

Ndërkohë, përballja mes Kosovës dhe Qipros zhvillohet të martën në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme