“Mund të kontribuoj”, Nkeitah i dërgon mesazh Artetas pas lëndimit të Jesusit - NACIONALE

“Mund të kontribuoj”, Nkeitah i dërgon mesazh Artetas pas lëndimit të Jesusit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Eddie Nkeitah thotë se është gati dhe duke pritur ta drejtojë Arsenalin me sezonin e ri që do të nis pa Gabriel Jesusin.

Të mërkurën u konfirmua se braziliani do t’i humbasë disa nga ndeshjet e para të sezonit shkaku që u operua në gju.

Mirëpo, Nkeitah ka treguar se është i gatshëm të ndihmojë për ta zëvendësuar më së miri Jesusin.

“Nuk mendoj se jam këtu për ta zëvendësuar dikë. Jam këtu për të luajtur dhe kontribuar te skuadra”.

“Besoj në aftësitë e mia dhe e di që mund të kontribuoj. Trajneri ka vendime të vështira dhe kur me thërret, e di që mund të ndihmoj skuadrën, pra bëhet fjalë që të luajmë si grup për t’i arritur qëllimet”.

“Të luaj në nivelin më të lartë, të garojë për trofe, pra kjo është ajo që dua të bëj. Për këtë dua të kontribuoj”.

“Jam gjithnjë gati dhe në çdo rol që trajneri ma kërkon, do të sigurohem që ta bëj më të mirën që të ndihmoj skuadrën. E tëra është për këtë”.

“Stërvitem shumë çdo ditë që të kem mundësinë të luaj në vikend. Për këtë arsye luajmë futboll. Jo vetëm unë, shumë lojtarë mund të luajnë në atë pozitë”.

“Jemi gati, të gjithë jemi lojtarë të mirë, mund të kontribuojmë në pozita të ndryshe, të gjithë kanë role të ndryshme. Është që të jemi gati dhe të japim më të mirën dhe shpresoj ta bëj këtë tërë sezonin”.

Arsenal e nis sezonin te dielën ndaj Manchester Cityt në kuadër të “Community Shield”, para se të zhvillojnë ndeshjet e Premierligës kundër Nottingham Forest, Crystal Palace dhe pastaj Fulham.

Lajme të ngjashme