Mourinho tallet me Barcelonën e Juventusin: Dështakët e Ligës së Kampionëve
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është tallur me rivalët e vjetër, Barcelonën e Juventusin, të dy skuadrat që rrezikojnë rënien nga Liga e Kampionëve në Ligën e Evropës, kur është pyetur për favoritët në këtë garë evropiane ku bënë pjesë edhe skuadra e tij.
Trajneri i Romës shprehu mosmiratimin e tij për rregullin që lejon skuadrat që përfundojnë të tretat në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të kualifikohen drejtpërdrejt në fazën eliminatore të Ligës së Evropës.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/71487703/1432927486.0.jpg)
I pyetur se cilët janë favoritët për të fituar Ligën e Evropës, Mourinho u tha gazetarëve, "Unë i shoh ata [Betisin] si kandidatë, por peshkaqenët e dështuar të Ligës së Kampionëve do të vijnë këtu do të vijnë të fortë.
"Ata nuk duhet të vijnë, por është realiteti. Do të jetë argëtuese. Dështakët e Ligës së Kampionëve."

Klubet e mëdha si Barcelona, Juventus, Milan dhe Atletico Madrid janë aktualisht të tretat në grupet e tyre përkatëse dhe rrezikojnë të braktisin Ligën e Kampionëve dhe të arrijnë në Ligë të Evropës.
Barcelona e Juventus të gjitha shpresat i kanë në kundërshtarët e saj në grup. Katalunasit duhet të shpresojnë në një dështim të Interit ndaj Plzen e një fitore ndaj Bayern Munich, ndërsa Juventus gjendet akoma më keq, ku duhet të shpresojë ta mposht Benficën e gjithashtu skuadra portugeze të humb edhe ndeshjen tjetër.

Ndërsa Milani dhe Atletico Madrid kanë shanset e tyre, pasi që gjendja me pikët nuk është shumë e keqe dhe me rezultate të mira me kundërshtar të drejtpërdrejtë mund të marrin një vizë për kualifikimin tutje në fazën eliminatore të garës më të madhe evropiane.
.jpg?format=jpg)
Ndërkaq Roma e Mourinhos ia ka vështirësuar vetës punët me barazimin dje ndaj Betisit me rezultat 1:1 dhe tani gjendet në pozitën e tretë me tre pikë më pak se Ludogorets që është e dyta.
Skuadra e ‘Special One’ do të kthehet në aksion në kampionatin italian, ku do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të hënën kundër Sampdorias në udhëtim.

