Arsenal siguron fitoren e radhës në Ligën e Evropës, Betis dhe Roma ndahen në paqe
“Topçinjtë” kanë shënuar një fitore domethënëse në mbrëmjen e sontme, duke mposhtur Bodo/Glimtin me rezultat 0:1 në Ligën e Evropës. Në anën tjetër, Roma doli me një barazim 1:1. nga ndeshja që luajti si mysafir ndaj Betisit. Skuadra spanjolle me këtë rezultat siguroi kualifikimin.
Arsenali nuk ka ndër mend të bëjë hapa falsë në kompeticionin e dytë më të madh evropian, gjegjësisht në Ligën e Evropës.
Edhe pse Arteta bëri një mori ndryshimesh në formacionin bazë, duke pushuar lojtarë të shumtë që kanë ngarkesë të minutazhit në Premierligë – skuadra e tij prapëseprapë ia doli që të dalë me fitore nga Norvegjia. Granit Xhaka u inkuadrua në lojë tek nga mintua e 59-të e lojës.
Te ndeshja tjetër, ajo mes Betisit dhe Romës, ishte atmosferë e zjarrtë e krijuar nga tifozëria vendëse. Loja nuk ofroi shumë raste për gol, por ishte dinamike. Betis mori atë që dëshiroi: kualifikimin.
Raporti i ndeshjes Bodo/Glimt 0:1 Arsenal
Arsenal vijon të jetë në element të mirë të formës pavarësisht zgjedhjeve që mund t’i bëjë në formacionin startues.
“Topçinjtë” shënuan mu në aksionin e parë të rrezikshëm që krijuan. Kur po zhvillohej minuta e 24-të, ishte Saka ai që u tregua klinik para portës, duke shënuar për 0:1
Gjatë pjesës tjetër të mbetur të fraksionit të parë të lojës, u veçua një qarkullim i topit nga ekipi i Artetas. Raste shënimi nuk u veçuan nga asnjëra skuadër.
Në pjesën e dytë më mirë nisi Bodo/Glimt. Në minutën e 56-të, Solbakken në mënyrë të befasishme provoi që të godiste në drejtim të portës. Topi përfundoi mbi portë.
Edhe ndeshja filloi të ekuilibrohej, edhe pse qarkullimi i topit vijonte të ishte në të mirë të Arsenalit. Ky i fundit me sukses ia doli që të menaxhojë rezultatin deri në fund.
Me këtë fitore Arsenali shkon në kuotën e 9 pikëve pas tre ndeshjeve të zhvilluara. Budo/Glimt pas katër ndeshjeve të zhvilluara mbetet në pozitën e dytë me 4 pikë.

Raporti i ndeshjes Betis 1:1 Roma
Ndeshja nisi më mirë për ekipin andaluzian. Spanjollët kaluan në epërsi në minutën e 34-të falë golit të shënuar nga Canales.
Roma u përpoq të kundërpërgjigjej në fund të pjesës së parë, duke barazuar rezultatin me Belottin, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Me të zbritur në fushë në pjesën e dytë, Roma bëri orvatjet e saj në sulm. Një gabim i Camara u kushtoi shtrenjtë vendësve. Nga një pozitë e volitshme nuk gaboi Belotti dhe shënoi për 1:1 në minutën e 53-të.
Goli u shqyrtua sërish nga dhoma e VAR-it dhe u konstatua se gjithçka ishte konform rregullave, duke e konfirmuar atë.
Një rezultat i tillë nuk ndryshoi deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit. Betis siguroi kualifikimin në fazën e eliminimit në Ligën e Evropës, me 10 pikë. Roma zë vendin e tretë me 4 pikë.

