Mourinho: Roma ka kohë të rikuperohet në Ligë të Evropës - NACIONALE

Mourinho: Roma ka kohë të rikuperohet në Ligë të Evropës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, u befasua nga humbja e skuadrës së tij në Ligën e Evropës ndaj Ludogorets. Ndeshja përfundoi me rezultat 2:1, kësisoj kampioni i Ligës së Konferencës nga viti i kaluar nis kampanjën evropiane me humbje, por që ‘Special One’ thotë se ka kohë për t’u rikuperuar.

Portugezi në një intervistë për një medium italian tha se patën mundësitë e tyre për të shënuar, por nuk ka përfunduar asgjë pasi janë edhe pesë ndeshje.

Jose Mourinho at AS Roma: What's gone wrong, and can the Special One's second Serie A stint still succeed? - CBSSports.com

“Ne patëm mundësi për të shënuar, por kjo është vetëm ndeshja e parë në fazën e grupeve dhe ne kemi pesë ndeshje të tjera për të rikuperuar, këto pikë të humbura.”

Pas humbjes 4-0 ndaj Udineses në Serie A, verdhekuqtë mbetën me një tjetër rezultat befasues në Bullgari, duke u mposhtur 2-1 nga Ludogorets në ndeshjen hapëse të Ligës së Evropës.

“Nuk dua të them se kemi luajtur një lojë fantastike, sepse kjo nuk është e vërtetë, por dukej më se e mjaftueshme për të shmangur humbjen”, tha Mourinho për Sky Sport Italia.

“Ne patëm mundësi për të shënuar. Më pas pasi erdhi goli i tyre, 15 minutat e fundit u bënë të vështira. Ishte një reagim i fortë, arritëm golin e barazimit, pastaj ata shënuan sërish. Ndjehet sikur gjithçka po shkon keq për momentin.”

Në ndeshjen tjetër në grup, Real Betis fitoi 2-0 si mysafir ndaj HJK Helsinkit, duke marrë kreun e tabelës.

“Fatmirësisht është një fazë grupore dhe jo një fazë eliminatore, kemi ende pesë ndeshje të tjera pas kësaj për t'u rikuperuar. Të fitosh të parën të vendos gjithmonë në një pozicion të mirë, por përkundrazi tani pas humbjes ka presion.

“Javën e ardhshme ne duhet absolutisht të marrim tre pikë në terrenin vendas.”

Fituesit e grupeve kalojnë direkt në raundin e 16-të, ndërsa nënkampionët hyjnë në një raund shtesë të play-off-it me skuadrat që bien nga Liga e Kampionëve.

“Nuk më pëlqen të flas për mbrojtësit, sepse është i gjithë ekipi që duhet të mbrohet siç duhet. Goli i dytë ishte pasojë e faktit se skuadra nuk kënaqej vetëm me një barazim dhe përkundrazi e shtyu për fitore. E vërteta është se barazimi e shndërroi këtë ndeshje në humbje”.

Ndërsa Roma ishte në fushë, nga Britania e Madhe erdhi lajmi se mbretëresha Elizabeth II ka vdekur.

“Kjo është shumë e trishtueshme. Unë nuk jam një ‘i huaj’ në Britani, është shtëpia ime, familja ime, ne kemi jetuar atje për shumë vite. Ajo ishte një figurë e mrekullueshme. Nuk njoh askënd që nuk kishte respekt për të.”

Lajme të ngjashme