Mourinho ndër favoritët për trajner të Chelseat - NACIONALE

Mourinho ndër favoritët për trajner të Chelseat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jose Mourinho është njëri nga favoritët kryesor për ta marrë drejtimin e Chelseat dhe për ta zëvendësuar Maurcio Pochettinon e larguar nga detyra me të përfunduar sezoni.

Trajneri portugez në rast se do të vinte në krye të skuadrës londineze, do të ishte hera e tretë për të në këtë skuadër.

Jose Mourinho Chelsea

Mourinho u largua nga Chelsea për herë të dytë në vitin 2015, për të vazhduar me skuadra si Manchester United, Tottenham e Roma.

Largimi i Pochettinos ka bërë që shumë trajner të lidhen me Chelsean, ku McKenna i Ipswich dhe Maresca i Leicester kanë qenë deri më tani më favoritët, por kohët e fundit janë rritur shanset për emërimin e Mourinhos.

Sipas London Evening Standard, Chelsea është në kërkim të një trajneri të ri dhe të lëvizshëm. Mourinho është pa punë dhe është i disponueshëm. Mbetet për t'u parë nëse pronësia aktuale në Stamford Bridge do të ishte e gatshme të rikthejë portugezin. Në dy periudha të veçanta, ai fitoi Premierligën tre herë.

Steve Freeth i Bet365 tha për Standard: "Nga ora 10:15 deri në orën 10:50 të mëngjesit të sotëm, çdo bast që hodhëm për menaxherin e ardhshëm të Chelseat ishte për Jose Mourinhon, gjë që shkon kundër thelbit të raportimeve se Chelsea dëshironte një menaxher të ri dhe dinamik.

"Në atë kohë shanset e tij shkuan nga 40/1 në 2/1, duke u bërë favorit." Maresca dhe McKenna mbeten po ashtu në listën e favoritëve.

Mourinho

Chelsea do të dëshirojë të lëvizë me vendosmëri pasi synon të emërojë pasardhësin e Pochettinos. Ndërsa duket e pamundur që Mourinho të jetë njeriu që do të zëvendësojë argjentinasin, gjëra të çuditshme sigurisht që kanë ndodhur kohët e fundit dhe kjo lëvizje nuk përjashtohet.

Lajme të ngjashme