Mourinho: Kupa e Italisë është gara më e keqe në Evropë - NACIONALE

Mourinho: Kupa e Italisë është gara më e keqe në Evropë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, tha pas ndeshjes së Kupës, se është i impresionuar me Paulo Dybalan në fitoren 1:0 ndaj Genoas, teksa Kupën e Italisë e cilësoi si më të keqen në Evropë. ‘Special One’ gjithashtu hodhi poshtë çdo aludim që e bënte atë trajnerin e ardhshëm të Portugalisë.

Verdhekuqtë gjatë tërë takimit u treguan më të mirë kuqekaltrit, duke mbajtur posedimin e topit e gjithashtu duke pasur rastet më të mira në ndeshje. Edhe pse romakët kishin më shumë goditje në drejtim të portës dhe loja po zhvillohej vetëm në anën e kundërshtarit, atyre iu deshën më shumë se një orë lojë, para se Dybala t’i kalonte në epërsi, për golin e fitores.

Hasil AS Roma vs Genoa di 16 Besar Coppa Italia 2022-2023: Menang 1-0, Paulo Dybala Cs Lanjut ke Perempatfinal : Okezone Bola

Skuadra e Mourinhos bëhet skuadra e katërt që siguron çerekfinalen e Kupës së Italisë, pasi paraprakisht në këtë fazë kanë arritur edhe Interi, Torino e Fiorentina.

Duke folur për Sportmediaset pas ndeshjes, trajneri portugez e cilësoi këtë garë si më të keqën në Evropë, pasi sipas tij është më e favorshme për skuadrat e mëdha.

“Fillimisht dua të them se do të doja ta fitoja, e fitova një herë duke luajtur kundër Romës, do të doja ta fitoja edhe me Romën. Mendoj se është kupa më e keqe në Evropë, nuk mbron skuadrat më të vogla.”

Coppa Italia: Roma vs Genoa – confirmed line-ups and live updates - Football Italia

Sa i përket lojës, Mourinho thotë se faza e mbrojtjes i dha skuadrës siguri, ndërsa për Dybalan tha se ai thjesht është tjetër nivel.

“Sonte pati punë ekipore dhe kontroll kolektiv të ndeshjes, tre mbrojtësit na dhanë siguri të madhe. Dybala, megjithatë, është diçka tjetër, ai ka një aromë tjetër. Paulo është një lojtar që bënë ekipin dhe trajnerin më të mirë. Ka trajnerë që kanë katër apo pesë lojtarë si Dybala, disa kanë 11 e disa 10, por ne nuk i kemi as shtatë as tetë. Me Dybalan në lojë, muzika luhet ndryshe.”

Hasil Roma Vs Genoa, Fiorentina Vs Sampdoria: Hasil Coppa Italia Terbaru

Për fund ‘Special One’ tha se ishte i lumtur që ishte zgjedhja e presidentit të Federatës së Portugalisë dhe se e bëri krenar, por ai vendosi të qëndrojë në Olimpico dhe të jap më të mirën në vazhdim.

“Sot mund të flas me ju dhe të them diçka që mund të mos ju interesojë shumë, por dua të falënderoj presidentin e Federatës Portugeze, ajo që tha më bëri shumë krenar. Të them se unë isha zgjedhja e tij e vetme dhe se ai do të bënte gjithçka për të më sjellë në shtëpi, më bëri shumë të lumtur. Megjithatë nuk jam larguar, jam këtu dhe do të jap më të mirën”.

Lajme të ngjashme