Mourinho inatoset me UEFA-n, jep dorëheqje nga bordi i saj - NACIONALE

Mourinho inatoset me UEFA-n, jep dorëheqje nga bordi i saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jose Mourinho ka dhënë dorëheqje nga Bordi për Futboll i UEFA-s vetëm dy muaj pasi ishte emëruar, duke shprehur pakënaqësinë me shtëpinë e futbollit evropian.

Trajneri i zëshëm i Romës ishte ftuar t’i bashkohej këtij bordi t ë krijuar nga ish-ylli i Milanit Zvonimir Boban dhe ish-gjyqtari Roberto Rosetti në prill – i cili u kërkonte një numri ish-lojtarësh dhe trajnerësh të shkëlqyer të sillnin ndryshime pozitive.

Mourinho, megjithatë, është larguar nga ky bord për shkak se u pezullua me katër ndeshje nga UEFA për shkak të fjalorit të ashpër dhe fyes ndaj gjyqtarit të Premierligës Antony Taylor pas humbjes së Romës në penallti kundër Sevillës në finale të Ligës së Evropës.

Në një letër dërguar UEFA-s, e cila nuk i adresohej presidentit Aleksander Ceferin, Mourinho shkroi: “I dashuri Boban, duke ju falenderur për ftesën për të qenë anëtar i Bordit për Futboll të UEFA-s, me keqardhje ju njoftoj se, me efekt të menjëhershëm, unë tërhiqem nga ky grup.”

“Kushtet në të cilat besoja fuqishëm unë kur iu bashkova grupit, nuk janë më dhe unë ndiej detyrim për ta marr këtë vendim. Me mirësi ju kërkoj që t’ia përçoni vendimin tim presidentit Aleksander Ceferin. Gjithë të mirat, Jose Mourinho”.

Mourinho ishte tërbuar nga vendimet e Taylorit dhe ekipit të tij të gjyqtarëve gjatë finales së Budapestit dhe ishte dëgjuar duke i thënë gjyqtarit anglez “i pacipë”.

Lajme të ngjashme