Mourinho e gozhdon gazetarin holandez: Ke 10 muaj që qan pas finales së Tiranës
Jose Mourinho i është përgjigjur në mënyrë brutale një gazetari holandez, duke iu referuar finales së Ligës së Konferencë vitin e kaluar.
Trajneri portugez ndihej rehatshëm, edhe pse Roma e tij pësoi humbje 1:0 kundër Feyenoordit në ndeshjen e parë të çerekfinales në Ligën e Evropës të enjten.
Në përballjen e parë mes veti, Roma doli triumfuese ndaj klubit holandez në finalen e Ligës së Konferencës sezonin e kaluar.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, një gazetar hyri në një debat verbal me Mourinhon dhe trajneri u përgjigj me një shaka të mprehtë duke i kërkuar që ta harronte humbjen në finalen e Tiranës.
Kur u pyet se çfarë ishe e nevojshme për të fituar një ndeshje Mourinho u përgjigj: “Të shënosh gola, të futësh topin në rrjetë. Është kaq e thjeshtë. Sigurisht, ne kishim shanset tona, por futbolli nuk ka të bëjë me shanset. Ka të bëjë me shënimin e golave.”
Gazetari më pas përmendi finalen e Tiranës, ku Nicolo Zaniolo shënoi golin e fituesit për të thyer zemrat holandeze dhe Mourinho menjëherë u përgjigj: “Për 10 muajt e fundit ke qarë. Por nuk duhet të qashë. E di pse, se nuk mund të fitosh një ndeshje që ke humbur. Ke humbur një ndeshje, s’mund ta fitosh atë. Të premtoj që nëse unë humb, unë fle, nuk qaj dhe nuk do të rri pa fjetur për 10 muaj duke pasur makthe.”
Mourinho will never disappoint you in any of his press conferences😎#Mourinho #ASRoma pic.twitter.com/6vabedNC3c
— FootTheBall FC (@FootTheBallFC) April 14, 2023
Ishte një nga ditët e vështira për Romën pasi Lorenzo Pellegrini humbi një penallti dhe Paulo Dybala me Tammy Abraham u lënduan. Megjithatë, Mourinho mbetet i bindur se skuadra e tij mund të përmbysë rezultatin me mbështetjen e tifozëve të tyre.
Roma do të kthehet në aksion në Serie A të dielën kundër Udineses para se të presë Feyenoord të enjten e ardhshme në ndeshjen e kthimit të çerekfinales në Ligën e Evropës./Orselina Lazraj/
