Motta tenton ta largon presionin: Inter dhe Napoli favoritët për Serie A - NACIONALE

Motta tenton ta largon presionin: Inter dhe Napoli favoritët për Serie A

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Juventusit Thiago Motta thotë se Interi dhe Napoli janë dy favoritët kryesorë për titullin kampion.

“Zonja e Vjetër” po kalon një sezon të mirë nën urdhrat e teknikut italian, duke u renditur në pozitën e dytë në tabelë kurse i pret një përballje e vështirë në mbrëmje ndaj Interit.

Sidoqoftë, Motta para ndeshjes ka tentuar ta largon presionin duke deklaruar se Inter e Napoli janë favoritët shkaku që janë kampionët në vitet e fundit.

“Është e qartë se favoritët për ta fituar ligën janë Napoli dhe Inter, që kanë fituar kampionatin në dy vitet e fundit. Do të përballemi me INterin me fokus dhe kurajë”.

“Nuk na duhet të punojmë në mentalitetin tonë, djemtë janë në formë të mirë. Sigurisht, me një ekip historik si tonin, pritshmëritë janë jashtëzakonisht të larta”.

“Ishte humbja e parë e sezonit. Edhe kur fitojmë, lëvizim në të njëjtën mënyrë. Nuk ka festë për fitore. Tashmë është në të kaluarën, Stuttgartin e kemi lënë pas dhe tani fokusohemi për të luajtur me Interin”.

Juventusi ka menaxhuar të shënojë 11 gola në tetë ndeshje, por nuk do ta ketë të lehtë ndaj Interit, skuadër që tashmë ka realizuar 17 sosh.

Lajme të ngjashme