“Mosha s’është problem”, Casemiro optimist për të ardhmen te Man Unitedi - NACIONALE

“Mosha s’është problem”, Casemiro optimist për të ardhmen te Man Unitedi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Casemiro insiston se mosha nuk është problem, ndërsa ndihet optimist për të ardhmen te Manchester Unitedi.

Braziliani ka zhgënjyer këtë sezon te gjiganti anglez, duke qenë ndër më të kritikuarit në skuadër, ndërsa raportohet se mund të shitet në verë.

Ish ylli i Real Madridit është pyetur nëse mosha është shkaktari i kësaj, por përgjigja e tij ishte e qartë.

“Ndihem shumë mirë. Mirë me shëndet, energji dhe mentalitetin që gjithnjë kam pasur”.

“Njerëzit flasin për moshën, por është e dëshmuar. Thiago Silva erdhi këtu dhe dëshmoi se mund të luante. Fituesit e Topit të Artë kanë qenë mbi 34 vjeç”.

“Te Man City është Kevin de Bruyne, Mo Salah te Liverpooli. Mosha nuk është problem, e di gjithçka që ndodh rreth lojës. Janë njerëzit që e analizojnë futbollin, por jo fushën”.

“Por, jam shumë i lumtur. Siç them zakonisht, Man Unitedi më dha gjithçka që doja, ta shijoj lojën dhe Premierligën. Prandaj, jam i lumtur këtu”.

Man Utd ndërkohë synon ta fitojë një trofe këtë sezon, atë të FA Cupit – ku përballet me rivalin lokal Manchester City.

Kujtojmë, Unitedi ka nevojë për ta fituar atë trofe që ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Lajme të ngjashme