“Mos harroni t’i fshini këmbët” - Një kafene franceze e përdor fanellën e Messit si fshirëse këmbësh para derës - NACIONALE

“Mos harroni t’i fshini këmbët” - Një kafene franceze e përdor fanellën e Messit si fshirëse këmbësh para derës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një kafene në një qytet francez e ka përdhosur emrin e Lionel Messit, pasi Argjentina e udhëhequr nga ai e mundi Francën në një finale drithëruese në Kupën e Botës 2022 në Katar të dielën.

Pronarët e kafenesë e kanë përdorur fanellën e Lionel Messit me numrin 30 në Paris Saint-Germain si fshirëse këmbësh para derës së lokalit të tyre për t’i mirëpritur myshterinjtë e vet.

Në një pllakë njoftuese, kanë po ashtu kanë shkruar: “Ju lutem mos harroni t’i fshini këmbët kur të hyni brenda”.

Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës për herë të tretë në historinë e vet, të parën që prej vitit 1986, duke i shënuar dy gola në finale të cilën argjentinasit e fituan me penallti dramatike.

Sulmuesi 35-vjeçar u shpall njeriu i ndeshjes finale, falë lojës mbresëlënëse duke ia mohuar Francës fitimin e Botërorit të dytë radhazi.

Ai po ashtu u shpall lojtari më i mirë i turneut, ndërsa u mposht për një gol nga Kylian Mbappe për çmimin golashënuesi më i mirë i turneut.

Messi i shënoi shtatë gola në shtatë ndeshje, duke u bërë lojtari i parë që shënon gol në secilin rreth të Kupës së Botës qëkur këtij turneu iu shtua edhe rrethi i 16 më të mirëve në vitin 1986.

Ai po ashtu u bë lojtari i parë që e fiton Topin e Artë dy herë, të cilin e kishte fituar edhe në finalen e humbur kundër Gjermanisë më 2014.

Lajme të ngjashme