Monza shkakton befasinë e javës, e ndal Interin me barazim në frymën e fundit - NACIONALE

Monza shkakton befasinë e javës, e ndal Interin me barazim në frymën e fundit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Nënkampioni i Italisë, Interi, nuk ka arritur ta vazhdojë serinë e fitoreve në vitin 2023, pasi ka barazuar me skuadrën e cila u promovua në Serie A në këtë sezon, Monzën, me rezultat 2:2, për të mbetur prapa në garën për titull.

Viti i ri për zikaltrit filloi në mënyrën më të mirë, pasi që në ndeshjen e parë fitoi ndaj rivalit kryesorë, Napolit duke thyer paksa epërsinë me pikë në renditjen tabelore, por kjo ndeshje duket se i ktheu ata në realitet.

Edhe pse larg për nga cilësia me Interin, Monza arriti që t’i shkaktojë shumë vështirësi Interit, madje dominoi në posedimin e topit gjatë gjithë ndeshjes.

Monza-Inter 2-2: Inzaghi beffato da Caldirola al 93'!

Tre golat e parë të takimit u shënuan në pjesën e parë, ndërsa goli i barazimit nga Monza erdhi në minutat shtesë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin zikaltrit, që me anë të mbrojtësit anësor, Matteo Darmian pas asistimit të Bastonit, në minutën e 10-të dolën në epërsi 1:0.

Monza reagoi shumë shpejt, vetëm pas një minute, ku në rolin e asistuesit ishte Matteo Pessina, e realizuesi Patrick Ciurria.

Lautaro Martinez ishte ai që ktheu sërish epërsinë te Interi, ku në minutën e 22-të shënoi për 2:1, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë të takimit.

Monza në pjesën e dytë e kërkoi me ngulm barazimin e rezultatit, dhe krejt në fund të takimit ia arriti qëllimit, ku pas një harkimi të thellë në zonë, ishte Denzel Dumfries që shënoi në portën e gabuar për rezultatin 2:2. VIDEO

Me këtë rezultat përfundoi takimi, dhe ky rezultat nuk është aspak i mirë për zikaltrit që synojnë titullin kampion, pasi tani Napoli është shtatë pikë përpara me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Monza momentalisht është e 14-ta.

Përmbledhja e ndeshjes Monza - Inter:

Lajme të ngjashme