Monza e rikthen Nestan vetëm shtatë javë pasi e shkarkoi - NACIONALE

Monza e rikthen Nestan vetëm shtatë javë pasi e shkarkoi

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Monza e ka mirëpritur trajnerin Alessandro Nesta në klub, me 48-vjeçarin që do të tentojë ta këndell klubin sërish, pavarësisht se u shkarkua javë më parë.

Nesta u zëvendësua nga Salvatore bOcchetti në dhjetor, me italianin që nënshkroi deri më 2027, mirëpo fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet në krye.

Ndeshja e fundit e Bocchettit ishte humbja 5:1 ndaj Lazios të dielën, ku Monza renditet në fundin e tabelës, tetë pikë prapa zonës së mbijetesës.

Monza shënoi vetëm gjashtë gola në shtatë ndeshje nën Bocchettin, kësisoj 38-vjeçari u shkarkua nga klubi italian.

Megjithatë, kur askush s’e priste, Monza e bindi Nestan për t’u kthyer sërish në pozitën e trajnerit me shpresën që ta shpëtoi klubin nga rënia.

Ish mbrojtësi i AC Milanit këtë sezon kishte fituar vetëm tre nga 20 ndeshjet në të gjitha garat, prandaj e pret një punë e madhe për ta ndihmuar Monzan të qëndrojë në Serie A.

Sfida e parë e Nestas do të jetë këtë të diele, ku e mirëpresin Leccen në “Stadio Brianteo”.

Lajme të ngjashme