Monaco fiton derbin francez ndaj PSG-së
Monaco ka fituar derbin francez ndaj Paris Saint-Germaint në kuadër të kryederbit së xhiros të 23-të në Ligue 1.
"Parisienët" pësuan humbjen e dytë në të gjitha garat, duke u mposhtur në udhëtim te Monaco me rezultat 3:1.
Pas vetëm katër minutave lojë, Monaco kaloi në epërsi me anë të Aleksandr Golovin pas një asistimi fantastik të Wissam Ben Yedder.
Dominimi i Monacos vazhdoi edhe në posedim, me Ben Yedder që pastaj dyfishoi epërsinë me një gol të bukur (18').
PSG arriti ta ngushtojë epërsinë përmes talentit Warren Zaire-Emery që u asistua nga Juan Bernat (39') - VIDEO.
Sidoqoftë, Monaco nuk u dorëzua duke dyfishuar sërish epërsinë me anë të Ben Yedder (45+2').
Ben Yedder kishte rastin e artë që edhe të kompletonte het-trikun, mirëpo Donnarumma bëri një pritje tjetër të bukur që t'ia mohojë golin.
Kështu, Paris Saint-Germain vazhdon të qëndrojë në krye me 54 pikë, ndërsa Monaco renditët i dyti me 47 sosh.
Në xhiron e radhës sa i përket Ligue 1, PSG do ta zhvillojë një tjetër sfidë jo të lehtë ndaj Lilles, derisa Monaco do të përballet me Brestin.
Ndërkohë, "Parisienët" do ta kenë një sfidë të vështirë para Lilles, atë ndaj Bayern Munichut në kuadër të Ligës së Kampionëve.