Momenti kur Zinchenko 'dëshmoi se ka akull në vena' kundër Bournemouthit - NACIONALE

Momenti kur Zinchenko 'dëshmoi se ka akull në vena' kundër Bournemouthit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Oleksandr Zinchenko me shumë gjasë do të konsiderohet si një prej transferimeve më të mira të verës.

Arsenali shpenzoi 36 milionë euro për kapitenin e Kombëtares së Ukrainës, të cilin e transferoi nga Manchester City.

Zinchenko ka startuar në të tri ndeshjet e Arsenalit në Premier Ligë dhe mezi ka bërë ndonjë gabim ndonjëherë.

25-vjeçari asistoi në golin e Gabriel Martinellit në fitoren 2-0 si mysafir i Crystal Palacet, derisa Leicester City nuk kishte përgjigje për të në disfatën 4-2 të "dhelprave".

Dhe kundër Bournemouthit të shtunën mbrëma, Zinchenko ishte për çdo lavdatë përsëri, veçanërisht në pjesën e parë.

Arsenali ishte dominues në 45 minutat e parë, me Zinchenkon që rifitoi posedimin plot nëntë herë - katër herë më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë.

Statistikat impresive të Zinchenkos në pjesën e parë


Aspak keq, Oleksandr.

Tekniku ukrainas ishte absolutisht çdoku në pjesën e parë, vazhdimisht duke luajtur edhe në qendër të mesfushës kur Granit Xhaka kalonte në krahun e majtë.

Zinchenko po ashtu i tregoi botës në pjesën e parë kundër Bournemouthit se ka "akull në vena".

Ish-lojtari i Shakhtar Donetskut u përball me një situatë potencialisht të rrezikshme në mënyrën më elegante të mundur dhe prekja nën presion ishte aq brilante, sa Arsenali publikoi pamjet e saj në llogarinë zyrtare të Twitterit.

Zinchenko është aq i mirë dhe nuk është befasi fare që Arsenali duket krejtësisht ndryshe me të dhe Gabriel Jesusin në 11-she.

Nëse 'Topçinjtë' arrijnë të mbajnë formën fizike përgjatë sezonit 2022/23, nuk kemi arsye të besojmë se nuk do të jenë konkurrentë dinjitoz për vendin e tretë në Premier Ligë.

Zinchenko madje i ka fituar vetes një mbështetës të ri në formën e Martin Keown, i cili kishte dyshime serioze për aftësitë defanzive të lojtarit për shkak të faktit se më herët ai ishte në një skuadër të Cityt që dominontë në çdo aspekt.

Por Keown ka ndryshuar qëndrim tash, me legjendën e Arsenalit që lavdëroi Zinchenkon në 'BBC Match of the Day'.

"Zinchenko, klas absolut. Ai vërtetë është i tillë", tha ai.

"Është në një nivel tjetër tash për këta lojtarë të rinj që aspirojnë të bëjnë gjëra të tilla në krahun e majtë të mbrojtjes.

"Isha paksa i shqetësuar për të kur erdhi fillimisht, defanzivisht, nuk luajti shumë në parasezon, por shikoni sa i sigurt është atje. Ky është klas i pastër. Asgjë nuk e tundon".

Lajme të ngjashme