Modric bëhet lojtari më i trofeshëm në histori të Real Madridit
Luka Modric është bërë lojtari më i trofeshëm në histori të Real Madridit, pasi shijoi trofeun e 27 të tij kur Mbretërit triumfuan 2:0 ndaj Atalantës në Superkupën e Evropës.
Modric, i cili fitoi Topin e Artë në vitin 2018, iu bashkua Mbretërve nga skuadra e Premierligës, Tottenham, në vitin 2012. Ai ka vazhduar të luajë në mbi 530 paraqitje për gjigantët spanjollë, duke i ndihmuar ata në një koleksion të jashtëzakonshëm të titujve.
🏆2️⃣7️⃣ @lukamodric10 2️⃣7️⃣🏆
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 14, 2024
The player with the most titles in Real Madrid history!#RealFootball | #6SuperCups
Suksesi i tij i fundit erdhi në Superkupën UEFA 2024, pasi skuadra e Carlo Ancelottit mposhti Atalantën 2:0. 'Galaktiku' i ri Kylian Mbappe ishte në shënjestër në këtë ndeshje.
Modric ishte njeriu që e ngriti trofeun – i pari i tij si kapiten i Realit. Ai tani ka më shumë trofe se çdo lojtar tjetër madrilen. Shuma e tij përfshin pesë Superkupa të UEFA-s, gjashtë Liga të Kampionëve, pesë Kupa të Botës për Klube të FIFA-s, katër tituj të La Ligës, dy Kupa të Mbretit dhe pesë Superkupa spanjolle.

38-vjeçari me formë të 'përhershme' tani është një trofe larg ish-kapientit të Realit, Nacho, i cili u largua nga Santiago Bernabeu si lojtar i lirë këtë verë. Fituesi i Euro 2024, Dani Carvajal ka gjithashtu 26 trofe në emër të tij, ndërsa Karim Benzema dhe Marcelo kanë nga 25 secili.