Mo Salah theu rekordin e jashtëzakonshëm të Wayne Rooney ndaj Newcastle
Sulmuesi Mohamed Salah theu rekordin e legjendës së Manchester Unitedit Wayne Rooney për më së shumti gol dhe asistime brenda një ndeshje në histori të Premierligës.
Egjiptiani shkëlqeu sërish me dy gola dhe një asistim në barazimin 3:3, ndërsa vendosi rekord të ri që do ta mbajë mend emrin e tij deri vonë.
Ishte hera e 37-të për Salah në Premierligë që shënon dhe asiston në një ndeshje, duke kaluar rekordin e Rooney, i cili e kishte bërë këtë gjë në 36 paraqitje.
Salah megjithatë e theu këtë rekord në 214 paraqitje më pak se Rooney dhe shkaku i kësaj forme të jashtëzakonshme që po kalon, është mesë normale të mendohet se ky numër veçse do të rritet.
Mohamed Salah has now scored AND assisted in more Premier League games than any other player in the competition’s history (37).
— Squawka (@Squawka) December 4, 2024
The Egyptian King breaks Wayne Rooney’s record having played 214 fewer games than the Englishman. 👑 pic.twitter.com/aysdQ0JR04
Ndërkohë, ky vit mund të jetë i fundit për Salah në Liverpool, me trajnerin Arne Slot që konfirmoi se nuk mund ta parashikojë se çfarë mund të ndodhë me kontratën e egjiptianit, pavarësisht që anësori ka mbetur i zemëruar se nuk i kanë ofruar rinovim.
Për dallim nga Salah, Liverpool tashmë i ka ofruar një kontratë të re qendërmbrojtësit Virgil van Dijk, propozim i cili ka qenë nën kënaqësinë e kërkesave të holandezit.
Përpos Salah, drejt largimit po shkon edhe Trent Alexander-Arnold, i cili po lidhet vazhdimisht me një transferim te Real Madridi.