Mo Salah: Jam i zhgënjyer, gjasat më të mëdha janë që të largohem
Sulmuesi i Liverpoolit Mohamed Salah e ka pranuar se skuadra angleze ende nuk i ka bërë asnjë ofertë për të rinovuar, prandaj gjasat janë më të mëdha që të largohet nga “Anfield”.
Egjiptiani sërish ishte ylli te “Reds”, ku shënoi dygolësh në fitoren e ngushtë ndaj Southamptonit.
Edhe pse ishte më i miri, Salah shprehu zhgënjimin sepse Liverpooli ende s’i ka bërë ofertë për rinovim.
“Epo, jemi në dhjetor dhe ende nuk kam marrë ndonjë ofertë për të qëndruar në klub. Më shumë gjasa janë që të largohem se të qëndroj”.
“Nuk do pensionohem së shpejti, prandaj vetëm po luaj. Jam i fokusuar këtë sezon. Po provoj ta fitoj Premierligën dhe shpresoj Ligën e Kampionëve. Jam i zhgënjyer, por të shohim”, deklaroi ai.
Salah ndër të tjera është golashënuesi i dytë më i mirë në Premierligë, kurse ka kontribuar me 10 gola e gjashtë asistime në proces.