MKRS-ja e licencon federatën e futbollit
Federata e futbollit e Kosovës është licemcuar nga Minsitria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pas shumë përpjekjeve dhe telasheve, mëson Gazeta Nacionale.
Një burim brenda Ministrisë tha për Nacionale se licencimi u bë sot dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Ministria e Kuluturës, Rinisë dhe Sportit, bëri disa ndryshime, duke kërkuar plotësimin e dokumenteve nga federatat përkatëse në mënyrë që të fitonin nga ligji për sponzorisim, gjë të cilën FFK-ja për shumë muaj nuk arriti ta bënte, duke lënë klubet e saj pa financim nga sponzorët e saj.
Megjithatë, pas shumë përpjekjeve tashmë çështja e lincencimit ka përfunduar, dhe lajmi u konfirmua edhe nga vetë FFK-ja më vonë se ajo është licencuar përfundimisht të premten pasdite.
Klubet nga Superliga e Kosovës dhe liga tjera, tashmë mund të përfitojn nga Ligji për sponzorsim, pas shumë muajve, që kjo mundësi iu ishte ndalur.
Klubet tani do të jenë në gjendje të përfitojnë nga sponsorët që duan të investojnë në futboll falë zbritjes prej 30% nga tatimi.
Dështimi i FFK-së për t'u licencuar deri tani iu ka kushtuar klubeve me humbjen e shumë të ardhurave nga sponsorët këtë vit.
Ligji për sponsorizim është shumë i rëndësishëm për mbijetesën e klubeve të futbollit në një treg të varfër si ky i Kosovës.