Mitoma me gol të jashtëzakonshëm në ‘frymën e fundit’ eliminon Liverpoolin nga FA kupa - NACIONALE

Mitoma me gol të jashtëzakonshëm në ‘frymën e fundit’ eliminon Liverpoolin nga FA kupa

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Brightoni ka arritur ta mposhtë Liverpoolin në minutat e fundit të ndeshjes me rezultat 2:1, fal golit të japonezit Kaoru Mitoma, kështu duke u kualifikuar në 1/8 e finales në FA kupë.

Ashtu si në Premierligë edhe në FA kupë, Brightoni ishte dominues në ndeshje, duke kërkuar me ngulm fitoren, ndërsa Liverpooli si vazhdimisht në këtë sezon po ka zhvillon ndeshje monotone.

Tariq and Dunky both slide on their knees after our equaliser. Surely it was the skipper's goal...

Pulëbardhat ishin më të mirë në çdo fazë të ndeshjes edhe përkundër faktit se për disa minuta ishin në kërkim të barazimit të rezultatit, pasi të kuqtë kishin arritur të dilnin në epërsi të parët.

Harvey Elliott ishe ai që shënoi golin e parë të ndeshjes, për ta çuar Liverpoolin në epërsi 1:0 në minutën e 30-të, pas asistimit të Salah.

Vetëm nëntë minuta më vonë, saktësisht në minutën e 39-të, Brightoni e barazoi rezultatin në 1:1 me golin e Lewis Dunk që u asistua nga Tariq Lamptey.

Pjesa e parë u përmbyll me rezultat të barabartë.

Liverpooli nuk u bë fare e gjallë në pjesën e dytë, nuk mos çuar asnjë goditje në drejtim të portës, ndërsa vendasit sulmonin pa ndalë, por goli erdhi vetëm në minutat e fundit të takimit.

Ishte mesfushori japonez, Kaoru Mitoma, ai që shënoi në minutat shtesë për rezultatin 2:1, që ishte goli i fitores dhe kualifikimit tutje për Brightonin dhe eliminimit për Liverpoolin.

Sezoni i dobët për të drejtuarit e Jurgen Klopp po vazhdon, pasi vazhdimisht po dëshpërojnë në Premierligë e tani edhe në FA Kupë.

Lajme të ngjashme