Ministri Çeku: Ka dyshime se kompanitë bëjnë marrëveshje të dyshimta sponsorizmi me klubet - NACIONALE

Ministri Çeku: Ka dyshime se kompanitë bëjnë marrëveshje të dyshimta sponsorizmi me klubet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka zbuluar se kanë nisur hetimet për disa marrëveshje që bëhen mes klubeve dhe kompanive për ligjin për sponsorizim.

Në një intervistë për “Pressing”, Çeku ka treguar se hetimet e policisë tashmë kanë nisur në këtë aspekt, pasi dyshohet që kompanitë bëjnë marrëveshje të dyfishta me klubet.

"Në sponsorizime ka dyshime më të rënda sepse te kompania që japin shuma shumë të mëdha, ku financohen edhe klubet që janë shumë të vogla ose në sporte ku nuk ka as gara ose liga të tjera. Është dyshimi për keqpërdorim, prandaj ka nisur një auditim i veçantë për sponsorizime por ka nisur edhe një hetim. Kemi një procedurë hetimore që po i shikon këto dyshime për keqpërdorim për ligjin e sponsorizimit”.

“Ajo që më së shumti dyshohet, se është kompanitë shkojnë vetë te klubet dhe shkojnë e bëjnë një marrëveshje. Një marrëveshje me shkrim dhe një marrëveshje gojore, që ato mjete një pjesë mbase të kthehen mbrapa. Këto mund të shihen në dokumente, se si ka shkuar rrjedha e paratë. Besoj që hetimet e policisë do të na ndihmojnë shumë që ta zbardhim këtë çështje".

Sipas tij ligji është hartuar gabimisht, pasi nuk po ndodh një sponsorizim i vërtetë.

"Nuk besoj që ka vend në botë që ka sport ose të themi futboll ku shteti është financuesi kryesor, nuk ndodhë kjo askund. Ka një problem në mënyrën si është hartuar ligji, sepse thotë mjetet që duhesh me ja dhanë shtetit për tatim, mundësh me ja dhanë klubit në këtë rast. Kjo nuk i bie tamam sponsorizim sepse ai është buxhet i shtetit. Sponsorizim është kur kompania nga fitimi t'ia ndajë klubit dhe në shkëmbim e fiton reklamën. Është raport mes biznesit dhe klubit në këtë rast".

Lajme të ngjashme