Milot Rashica për dy javë jashtë fushës
Sulmuesi i Besiktasit Milot Rashica do të mungojë në dy javët e ardhshme.
Anësori këmbëshpejtë pësoi lëndim derisa ishte në detyrë të Kosova, ku fatkeqësisht mori një goditje në këmbë në stërvitje.
Mediumi “NTV” raporton se Rashica ka problem moskular andaj njësoi si bashkëlojtari Jean Onana do të mungojë për dy javët e ardhshme.
Rashica bëri një paraqitje fantastike për Kosovën ndaj Izraelit, duke shënuar edhe golin e fitores por që mungoi ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.
Ai u lëndua në stërvitjen e parë pas ndeshjes me Izraelin mirëpo qëndroi pranë kombëtares edhe në Bazel, ndërsa më vonë shkoi në Turqi për ta nisur rikuperimin.
Mungesa e tij u vërejt tejet shumë te Kosova, me “Dardanët” që barazuan ndaj Zvicrës e pastaj morën një humbje turpëruese në shtëpi nga Bjellorusia.
Kësisoj, Kosova e mbyll si vend i pestë këtë cikël kualifikues dhe menjëherë pritet të nisin reformat, me Primoz Gliha që s’iu është vazhduar kontrata.