Milot Rashica feston titullin kampion me flamur të Kosovës - NACIONALE

Milot Rashica feston titullin kampion me flamur të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Galatasaray i Milot Rashicës është shpallur kampion i Turqisë për herë të 23-të në histori të saj me fitoren e sotme 4:1 ndaj Ankaragucu, me Milot Rashicën që festoi me flamur të Kosovës.

Rashica luajti rol të madh në këtë sukses të madh të Galatës, që solli titullin kampion në Stamboll për herë të parë pas sezonit 2018/19. Anësori i Kombëtares së Kosovës shënoi katër gola dhe kontribuoi me shtatë asiste në këtë sezon, duke përfshirë edhe një asist në ndeshjen e sotme.

Festa me flamur të Kosovës ishte pamje e bukur nga stadiumi i Ankaragucu, duke ditur se vetëm pak javë më parë ishte Amir Rrahmani që u shpall kampion i Italisë me Napolin, por që nuk festoi për asnjë rast me simbole të Kosovës.

Ky sezon ishte një nga më të mirët për Rashicën, i cili është në huazim deri në fund të këtij sezoni nga Norwich me të ardhmen e tij që ende është në ajër dhe e papërcaktuar, se a do të vazhdojë në Turqi, apo do të kthehet në Angli.

Lajme të ngjashme