Milani shënon fitore minimale ndaj Napolit, gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit - NACIONALE

Milani shënon fitore minimale ndaj Napolit, gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Milani ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Napolit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe tashmë mbetet gjithçka në dorë të ndeshjes së dytë që zhvillohet pas një javë me napolitanët si vendas.

Kjo është fitorja e dytë për kuqezinjtë në një kohë shumë të shkurtër ndaj liderit të Serie A-së, të cilët luajtën me një mungesë të madhe, siç është Victor Osimhen.

Në fakt ndeshje më të mirë zhvilluan mysafirët edhe pse ndeshje po zhvillohej në San Siron e mbushur plot me tifozë vendas.

Një gol i Ismael Bennacer në pesë minutat e fundit të pjesës së parë, ishte krejt çfarë pamë nga konkretizimi i rasteve në këtë ndeshje dhe kjo erdhi edhe falë një reagimi jo të mirë nga portieri Alex Meret.

Napoli kishte rastet më të mira në ndeshje si dhe posedimin e topit, por nuk arritën të realizonin asnjëherë, ndërsa Milani nuk pati më asnjë goditje në drejtim të portës.

Mysafirët zhvilluan mbi 15 minuta me një lojtar më pak, pasi mesfushori Anguissa mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 74-të.

Rezultati 1:0 nga ky takim, lë të hapur mundësinë e kualifikimit për të dyja skuadrat në ndeshjen e dytë, me Napolin që pritet t’i kthehet lojtari më në formë, Osimhen.

Image

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 18 prill në Diego Armando Maradona Stadium me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme