E konfirmuar: Osimhen mungesë e madhe e Napolit ndaj Milanit në Ligë të Kampionëve - NACIONALE

E konfirmuar: Osimhen mungesë e madhe e Napolit ndaj Milanit në Ligë të Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liderit të Serie A-së, Napolit, iu kanë vështirësuar shumë punët, pasi tani është konfirmuar mungesa e sulmuesit nigerian në formë, Victor Osimhen, për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit, që zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Osimhen pësoi një lëndim me kombëtaren gjatë grumbullimit në muajin mars dhe që atëherë ka munguar për skuadrën e tij në dy ndeshjet e fundit.

Kishte një shpresë se ai do të rikuperohej për ndeshjen ndaj Milanit, por tani është konfirmuar mungesa e tij për ndeshjen e nesërme, pasi Luciano Spalleti bëri të ditur listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm.

Kjo vjen si një goditje e madhe për Napolin, i cili ka arritur në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre dhe ka një shans shumë të mirë për ta arritur finalen, duke parë shortin favorizues për ta.

Spalletti Osimhen

I Partenopei gjithashtu ka cilësinë për të shkaktuar një befasi në Ligë të Kampionëve të këtij viti duke pasur parasysh nivelin e qëndrueshmërisë që kanë treguar në Serie A dhe Evropë përgjatë tërë sezonit.

Humbja e Osimhen, i cili ka shënuar 25 gola në të gjitha garat për gjigantët me bazë në Napoli, vjen si një goditje e madhe për Spalletti & Co. Megjithatë, trajneri dhe shokët e skuadrës së nigerianit mund të lehtësohen kur e dinë se lojtari është rikthyer në stërvitje individuale dhe është në rrugë për t'u rikthyer në gjendje të plotë para ndeshjes së dytë, e cila do të luhet në stadiumin Diego Armando Maradona, pas një jave.

Giacomo Raspadori Napoli

Sa i përket ndeshjes së parë në San Siro, Giovanni Simeone gjithashtu do të mungojë, që do të thotë se 23-vjeçarit Giacomo Raspadori ka të ngjarë t'i besohet një vend në formacionin startues së bashku me Khvicha Kvaratskhelia.

Lajme të ngjashme