Goditje e madhe për Napolin, Osimhen në dyshime ndaj Milanit në Ligë të Kampionëve
Një lajm i keq ka ardhur në kampin e Napolit në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku liderët e Serie A-së do të përballen me Milanin. Sulmuesi më në formë i napolitaneve, Victor Osmihen është në listën e të dyshuarave për këtë ndeshje, për shkak të një shqetësimi në gju.
Sulmuesi nigerian pësoi një lëndim në gju në grumbullim me kombëtare në mars dhe ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Napolit në Serie A, kundër AC Milan dhe Lecces. Klubi shpresonte që lojtari të rikuperohej përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit të mërkurën, por ai ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.
.jpg)
Sipas Gianluca Di Marzio, 24-vjeçari stërviti i vetëm në vend që të bashkohej stërvitjes me skuadrën dhe më vonë u nis për në palestër.

Edhe pse Napoli do të dëshironte ta kishte medoemos lojtarin në fushë, ata nuk do ta detyrojnë për një gjë të tillë deri në shërim të plotë, duke pasur parasysh se napolitanet janë afër të shpallen kampion në Serie A, për herë të parë që nga viti 1990, edhe me nëntë ndeshje të mbetura deri në fund.

Osimhen ka qenë në formë të jashtëzakonshme për Napolin këtë sezon, duke shënuar 25 gola në 29 ndeshje në të gjitha garat. Ai aktualisht kryeson listën e golashënuesve të Serie A-së me 21 gola dhe katër asistime.

Lojtari do t'i nënshtrohet disa raundeve të testeve mjekësore të martën përpara se të tregohet nëse ai mund të dalë në fushë kundër Milanit të mërkurën, apo jo.

