Napoli refuzoi 100 milionë euro nga klubi anglez për Osimhenin - NACIONALE

Napoli refuzoi 100 milionë euro nga klubi anglez për Osimhenin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Napoli thuhet se ka refuzuar ofertën prej 100 milionë euro nga Newcastle Unitedi për shërbimet e Victor Osimhen pasi duan ta mbajnë nigerianin dhe Khvicha Kvaratskhelia në "Stadio Maradona".

Dy yjet e Napolit janë duke drejtuar skuadrën drejt titullit të tretë në histori, pasi kanë shënuar 39 gola së bashku.

Të dy sulmuesit po lidhen me disa top klube evropiane, si Real Madrid, PSG dhe Manchester United, mirëpo presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis do t'iu ofrojë kontrata të reja.

Sipas "Il Corriere delo Sport", Napoli ka refuzuar ofertën në vlerën 100 milionë euro nga Newcastle Unitedi për shërbimet e Osimhenit.

Napoli tani po synon ta nis një epokë të re, andaj e ka bërë prioritet rinovimin e të dy lojtarëve.

Kvarastkhelia arriti te skuadra italiane verën që lamë pas për vetëm 10 milionë euro dhe ka kontratë deri më 2027, derisa Osimhen deri më 2025.

Në një intervistë në muajin shkurt, De Laurentiis publikisht kishte konfirmuar se duan t'iu ofrojnë rinovimin e kontratës.

"Jam shumë i mirë për të bërë kontratë, prandaj që t'i mbajmë këtu nuk do të jetë e vështirë".

"Sidoqoftë, kurrë mos thuaj kurrë. Ndonjëherë janë disa oferta që s'mundesh t'i refuzosh, prandaj nuk e di. Për mua, do t'i shohim të shkëlqejnë për një kohë të gjatë".

Lajme të ngjashme