Milani shënon fitore komode ndaj Empolit, Gimenez debuton me gol në Serie A
Milani është kthyer te fitoret në Serie A, pasi ka triumfuar 2:0 ndaj Empolit në kuadër të javës së 24-të në kampionatin italian.
Santiago Gimenez bëri debutim ëndrrash te kuqezinjtë duke vulosur fitoren e sotme.
Milani e dominoi krejtësisht takimin në Stadio Carlo Castellani dhe me shumë meritë në fund doli me tre pikët nga ky udhëtim.
45 minutat e parë të takimit nuk prodhuan asnjë gol, teksa Joao Felix luajti nga minuta e parë për 19-herë kampionin italian, pasi debutoi si zëvendësues paraprakisht ndaj Romës.
Në pjesën e dytë, skuadra e Sergio Conceicao shënoi dy gola, ndërsa para golave të shënuara të dy skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak.
Tomori u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 55-të, ndërsa 10 minuta më vonë te Empoli me karton të kuq direkt doli Marianucci.
Sa i përket golave, Rafael Leao ishte ai që realizoi për 1:0 në minutën e 68-të, kur u asistua nga Pulisic.
🚨🇮🇹 GOAL | Empoli 0-1 AC Milan | Rafael Leao
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 8, 2025
RAFAEL LEAO OPENS THE SCORING FOR AC MILAN!pic.twitter.com/3kMLQvSE2U
Golin për rezultatin përfundimtar e shënoi debutuesi Santiago Gimenez, që me një goditje shumë teknike e çoi topin në rrjetë për 2:0 në minutën e 76-të.
🚨🇮🇹 GOAL | Empoli 0-2 AC Milan | Santiago Gimenez
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 8, 2025
SANTIAGO GIMENEZ DOUBLES THE LEAD FOR AC MILAN !!!!!!!pic.twitter.com/vhKfG2VBmN
Më gola nuk pati në takim dhe kështu kuqezinjtë kthehen te fitoret në Serie A.
Tani ata kanë 38 pikë nga 23 ndeshje të zhvilluara, por vazhdojnë të mbesin shumë prapa tre vendeve të para në Serie A.