Milani dërgon ofertë të përmirësuar te Chelsea për Pulisicin - NACIONALE

Milani dërgon ofertë të përmirësuar te Chelsea për Pulisicin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Milani ka përmirësuar ofertën e saj për blerjen e yllit amerikan, Christian Pulisic nga Chelsea, duke çuar atë në 22 milionë euro përfshirë edhe bonuset, me kuqezinjtë të bindur se në dëshirën e lojtarit është vetëm shtatë herë Kampioni i Evropës.

Kuqezinjtë e kishin parë ofertën e tyre fillestare prej 14 milionë euro plus bonuse të refuzuar, pasi skuadra nga Stamford Bridge kërkon të paktën 25 milionë euro për ta lënë të lirë Pulisicin.

Sipas The Athletic, MilanNews.it, Tuttomercatoweb dhe më shumë mediave tjera, Milani dërgoi ofertën e dytë këtë mëngjes dhe ishte një përmirësim i madh.

Duke përfshirë bonuset, shifra do të arrijë një total prej 22 milionë euro, kështu që nuk është shumë larg çmimit të kërkuar.

Milani ka një avantazh të rëndësishëm në atë që Pulisic e ka bërë të qartë se ai dëshiron medoemos kalimin te kuqezinjtë, duke refuzuar Olympique Lyonnais edhe kur ata u duk se i kishin ofruar më shumë me një tarifë prej 25 milionë euro dhe përqindje të çdo shitje të ardhshme.

USMNT and Chelsea star Christian Pulisic reveals he has two phones in a bid to block out negative 'noise' on social media | Goal.com US

24-vjeçari ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij me Chelsea, kështu që edhe kjo funksionon në favor të kuqezinjve.

Pulisic u ble nga Borussia Dortmund në janar të vitit 2019 për 64 milionë euro, por shënoi vetëm 26 gola dhe kontribuoi me 21 asistime në 145 ndeshje garuese për Chelsean, duke mos mbushur pritshmëritë.

Lajme të ngjashme