Milani assesi të këndellet, barazon në udhëtim te Lazio - NACIONALE

Milani assesi të këndellet, barazon në udhëtim te Lazio

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Milani nuk e ka gjetur fitoren as në xhiron e tretë të Serie A-së, ku barazoi me Lazion në Olimpico 2:2. Në anën tjetër, Romelu Lukaku ka debutuar me gol te Napoli, me këta të fundit që fituan me përmbysje të madhe ndaj Parmës.

Kuqezinjtë e kanë nisur shumë keq sezonin e ri, duke barazuar në xhiron e parë, humbur në javën e dytë, teksa nuk morën tre pikë as sot.

Përballja në Olimpico ishte pothuajse e barabartë. Rastet më të mira i takuan Lazios, por posedimin e kishte Milani, me rezultatin 2:2 që ishte mëse i drejtë.

Skuadra e Fonsecas kaloi e para në epërsi, kur mbrojtësi Pavlovic shënoi në minutën e tetë për 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Lazio e përmbysi rezultatin në 45 minutat në vijim.

Castellanos shënoi fillimisht në minutën e 62-të për të barazuar shifrat në 1:1, teksa Dia e shënoi golin e epërsisë në të 66-tën.

Nga humbja kësaj radhe Milanin e shpëtoi ylli portugez, Rafael Leao, i cili barazoi rezultatin në minutën e 72-të, me Tammy Abraham që asistoi në debutim.

Milani kështu ka dy pikë të grumblluara pas barazimit të sotshëm 2:2, ndërsa Lazio ka katër pikë.

Napoli në anën tjetër ka shënuar fitore me përmbysje të madhe, me Romelu Lukakun që debutoi me gol.

Parma ishte duke fituar që nga minuta e 19-të me golin e Bonny nga penalltia, por dy gola në minutat shtesë të takimit, ia sollën tre pikë skuadrës së Antonio Contes.

Romelu Lukaku e barazoi rezultatin në minutën e dytë shtesë, teksa Anguissa e shënoi golin e fitores katër minuta më vonë.

Napoli tani e rrëmben fitoren e dytë me radhë, pasi e nisi me humbje sezonin e ri të garave.

Lajme të ngjashme