Milan dështon edhe sot t’i mbyllë negociatat me sukses për De Ketelaere - NACIONALE

Milan dështon edhe sot t’i mbyllë negociatat me sukses për De Ketelaere

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Milan e do me ngulm De Ketelaeren. Edhe ai është i interesuar për transferimin te skuadra kampione italiane. Mirëpo, negociatat vazhdojnë të jenë në pikën zero.

Dita e sotme ka mundur të jetë kyçe për të ardhmen e fantazistit të ri belg. Takimi mes drejtuesve të Milanit dhe Club Brugge, i disati më radhë, nuk prodhoi asnjë hap konkret drejt finalizimit të negociatave për kartonin e lojtarit.

Kanë kaluar javë të tëra qëkur dyshja Maldini dhe Massara e kanë vendosur në majën e listës së lojtarëve të dëshiruar për sezonin e ri. Marrë parasysh se Brahim Diaz nuk ishte në lartësinë e repartit sulmues gjatë sezonit paraprak, Pioli e sheh të rrugës që të sjellë në skuadër freski dhe vizion. De Ketelaeren ai e sheh si profil të duhur.

Negociatat ngecin, por ka "pozitivitet"

Ndonëse është e vërtetë se negociatat mes dy klubeve vazhdojnë të stagnojnë, pa shënuar progresin e dëshiruar nga të gjitha palët - prapëseprapë mësohet se pozitiviteti nuk mungon.

Të dy klubet janë optimiste që herët apo vonë do të zgjidhet edhe ky ngërrç. Kjo të paktën reflekton nga takimi i fundit, sipas ekspertit të transferimeve të lojtarëve, Gianluca Di Marzio.

Ndërkohë, Maldini dhe Massara pritet që të rikthehen në Itali gjatë orëve në vijim. Ata shpresonin se do të vinin në shoqërinë e lojtarit, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Në ditët e ardhshme palët do të vazhdojnë të mbesin në kontakt, për t'i përafruar kërkesat dhe ofertat respektive, deri në një pikë, për ta gjetur mesin e artë, ku të gjithë do të ndaheshin të kënaqur.

Futbollisti 21-vjeç është i gatshëm akoma ta presë Milanin, siç ka bërë tani e disa javë. Në kokën e tij ngelet vetëm transferimi te skuadra e drejtuar nga Pioli. Milani është kritikuar se shumë ka reaguar në afatin e transferimeve të lojtarëve.
Një kritikë që është pranuar edhe nga vetë Maldini më 30 qershor, pasi vendosi ta rinovojë kontratë. Megjithatë, ai shprehte bindjen se do të rekuperojnë kohë. Pas tre javëve, kjo kohë e rekuperuar nuk u gjëkundi.

Lajme të ngjashme