“Mikel Arteta tha se ia vendosa thikën pas shpine – pastaj iu bashkova Chelseas” - NACIONALE

“Mikel Arteta tha se ia vendosa thikën pas shpine – pastaj iu bashkova Chelseas”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta e ka akuzuar ish lojtarin e Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang se ia kishte vendosur thikën pas shpine dhe pastaj e pa atë që iu bashkua rivalit Chelsea vetëm disa muaj më vonë.

Lojtari nga Gaboni kaloi katër vite trubulente te Arsenali, duke pasur tre vite të mira por pastaj humbi vendin nën urdhrat e Mikel Artetas.

Aubameyang kësisoj u largua si agjent i lirë nga Arsenali për t’iu bashkuar Barcelonës, mirëpo vetëm nëntë muaj më vonë u rikthye në Premierligë, te rivali lokal Chelsea.

Aubameyang së fundmi komentoi muajt e fundit që kaloi te “Topçinjtë”, ku deklaroi se ishte befasuar që u akuzua për probleme disiplinore, ngase njëra prej mungesave ishte për arsye personale.

“Rikthehem, trajneri e mbyll takimin dhe pastaj më kap dhe më përlot kompletisht”.

“Ai po më bërtiste si i çmendur dhe thoshte “Ma ke vendosur thikën në shpinë. Nuk mund të ma bësh këtë në kohën që po kalojmë”.

“Në ato momente i thashë vetës që nuk do t’i përgjigjem sepse do të përfundojë me nervozizëm. Nuk po shkoja në ndonjë party”.

“Ai e dinte shumë mirë arsyen e mungesës dhe në ato momente nuk e kuptoj pse po më jepte leksione. Shkoj në shtëpi dhe doktori me kontakton dhe thotë “Nesër, trajneri nuk të dëshiron aty”. I them “Okej”.

Arsenali ishte i zemëruar me Aubameyang edhe kur provoi ta përshpejtonte kalimin te Barcelona, duke udhëtuar për në Spanjë para se transferimi të ishte mbyllur.

“Edhe një herë, Arteta shpjegon pse është kundër meje gjatë kësaj periudhe kur ishte e ndërlikuar për klubin, se unë duhet të jem shembull dhe se nuk mund ta bëja këtë”.

“Në atë moment thashë: “E pranoj që kam pjesën time të përgjegjësisë, por shkakun e vërtetë, mendoj se mund ta kuptoni nëse jeni pak njerëzor. Mund ta kuptoni lëvizjen time”.

“Pas kësaj, mbaroi, unë qëndrova për një muaj duke u stërvitur vetëm duke pritur pushimin”.

Lajme të ngjashme