Mikel Arteta i zemëruar: Duhet ta fajësojmë veten, jam tejet i zhgënjyer - NACIONALE

Mikel Arteta i zemëruar: Duhet ta fajësojmë veten, jam tejet i zhgënjyer

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta ka pranuar se duhet të fajësojnë veten pas barazimit 2:2 ndaj West Hamit.

Si ndaj Liverpoolit, "Topçinjtë" lëshuan pikët pasi ishin në epërsi prej 2:0, por në fund barazuan.

Pas ndeshjes, Areta tha për "Sky Sports" se është tejet i zhgënjyer dhe që lëshuan pikë pa pasur nevojë.

"Shumë i zhgënjyer. Mënyra si nisëm ishte super sërish, ishim në kontroll të plotë dhe pastaj duhet ta fajësojmë veten sepse humbëm qëllimin".

"Ne iu dhanë shpresë, pranuam një penallti të tmerrshme pastaj lëvdata për ta. Filluan të luajnë direkt dhe ne nuk mund ta kontrollonim situatën".

Qëllimi që na duhej për golin e tretë dhe të katërt, nuk e pashë. Filluam të bëhemi të ngathët, duke luajtur goditje, duke humbur topin, kjo na prishi rrjedhën. Merita për West Hamin, ata na vunë në telashe”.

Ndërkohë, kapiteni i Arsenalit Martin Odegaard gjithashtu shtoi: "Shumë gjëra na ndodhën brenda javës, nisëm mirë por u ndalëm, duke ia lejuar kualitetin".

"Iu dhamë lojën që donin, shpresë dhe kjo është e gjitha. Duhet të shikojmë përpara tani. Filluam të bënim shumë gjëra të kota, i lejuam të luanin me topa të gjatë".

Në rast se Man City fiton ndeshjen e pazhvilluar, atëherë i bie që do të jetë vetëm një pikë larg Arsenalit, ku pas 10 ditëve do të përballen direkt, sfidë që do të ketë rol kyç në garën për titullin kampion.

Lajme të ngjashme