Mikel Arteta e refuzon rikthimin e Alexis Sanchezit te Arsenali - NACIONALE

Mikel Arteta e refuzon rikthimin e Alexis Sanchezit te Arsenali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta ka refuzuar kërkesën e sulmuesit Alexis Sanchez për t’u kthyer si agjent i lirë te Arsenali gjatë afatit veror.

34-vjeçarit i skadon kontrata në fundin e muajit me Marseille dhe në tavolinë ka marrë ofertën për ta vazhduar edhe për një sezon tjetër.

Sipas gazetës kiliane “La Tercera”, Sanchez dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe ka refuzuar një ofertë për kalimin në Arabinë Saudite.

Raporti shton se agjenti i Sanchezit e ka kontaktuar direkt Artetan për të diskutuar mundësinë e rikthimit te Arsenali këtë verë.

Arteta ishte në dijeni të dëshirës së kilianit për të bërë çmos për rikthimin te ish klubi, dhe që shpresonte se një marrëveshje e tillë mund të arrihet.

Sidoqoftë, tekniku spanjoll ishte direkt duke ia bërë me dije përfaqësuesve të lojtarit se ish ylli i Arsenalit më nuk do të përshtatej në planet e tij.

Sanchez kaloi katër vite te Arsenali dhe ndihmoi klubin për ta fituar dy tituj të FA Cup, para se të bënte një lëvizje befasuese te Manchester Unitedi në janarin e vitit 2018.

Ndërkohë, presidenti i Marseilles Pablo Longaria tregoi më parë këtë muaj se klubi francez po bën çmos për ta mbajtur Sanchezin.

“Ne duam ta mbajmë sepse na ka sjellë shumë. Ishte lider në secilën mënyrë të mundshme. Jemi duke diskutuar me agjentin e tij, i ofruar një kontratë më të mirë se atë që e ka pasur këtë edicion”.

Sanchez ishte ndër më të mirët te Marsielle këtë edicion me 17 gola në të gjitha garat, por që klubi francez përfundoi si pozitë e tretë në Ligue 1.

Lajme të ngjashme