Miami Heat fiton ndaj Boston Celtics dhe kalon në finalen e madhe të NBA-së
Miami Heat u ka dhënë fund përpjekjeve të jashtëzakonshme të Boston Celtcs për në rikthim të paparë në finalen e Konferencës Lindore, duke e mposhtur në ndeshjen vendimtare 103-84 për të arritur në final të NBA-së.
Jimmy Butler shkëlqeu, duke i shënuar 28 pikë, shtatë rebounds dhe gjashtë asiste, për t’i ndihmuar Miamit, që pati një epërsi prej 3:0 para se t’i humbte tri ndeshjet e radhës për 3:3, të kalojë në finalen e këtij sezoni.
Miami, që është skuadra e parë e renditur si e teta që arrin në finale pas New York Knicks më 1999, do të përballet me Denver Nuggets në finalen me shtatë ndeshje maksimum.

Ndeshja e parë do të luhet në Denver të enjten mbrëma, apo të premten herët në mëngjes me kohën lokale në Kosovë.
Celtics po shpresonte të bëhej ekipi i parë në historinë e NBA-së që e përmbysë një rezultat prej 3:0 për të arritur në finale.
Por Butlerit i ndihmuan edhe Caleb Martine m 26 pikë dhe Bam Adebayo me 12 sosh, 10 rebounds dhe shtatë asiste për ta mundur Bostonin bashkë me tifozët e tij të zjarrtë.
Butler, 33 vjeç, u shpall lojtari më i mirë i kësaj serie ndeshjes, pasi i shënoi 24.7 pikë për ndeshje mesatarisht.
“Ne qëndruam të bashkuar”, tha Butler.
Miami është në kërkim të titullit të katërt në NBA dhe të parit që nga viti 2013, derisa Nuggets është në kërkim të titullit të parë.