Messi thyen një tjetër rekord, bëhet futbollisti argjentinas me më së shumti gola të shënuar në histori të Botërorit - NACIONALE

Messi thyen një tjetër rekord, bëhet futbollisti argjentinas me më së shumti gola të shënuar në histori të Botërorit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi ishte ai që shënoi për epërsinë e Argjentinës në 1:0 ndaj Kroacisë. Me këtë gol ai vulosi edhe një rekord të rëndësishëm, atë të futbollistit argjentinas që ka shënuar më së shumti gola në Botëror.

Askush si Messi. Të paktën kështu thonë shifrat. Shifra të cilat ai është mësuar t’i thyejë sa herë që futet në fushë dhe dëshmon tërë cilësinë e vet të kristalët.

Pas golit që shënoi sonte ndaj Kroacisë nga pika e bardhë, Messi shkoi në kuotën e 11 golave të shënuar në Kupën e Botës.

Kështu, ai kaloi Batistutan dhe u bë futbollisti argjentinas që ka shënuar më së shumti gola me fanellën e “Seleccion” në histori të Kupës së Botës.

Tani shtatë herë fituesi i Topit të Artë është një hap pranë për t’u kualifikuar në finale të këtij kompeticioni.

Ky është trofeu i vetëm që i mungon. Më 2014 iu afrua ndjeshëm për ta fituar, por ishte Gjermania ajo që në finale fitonte me rezultat 1:0 me golin e Gotze.

Tani Argjentina ka 45 minuta lojë për ta ruajtur kapitalin prej dy golave, duke siguruar kështu finalen e shumëkërkuar dhe veçanërisht një finale ëndrrash për Messin, meqë dihet që ka deklaruar se ky do të jetë Botërori i fundit për të.

Lajme të ngjashme