Messi për Iniestan: Do t’i mungosh topit dhe të gjithë neve - NACIONALE

Messi për Iniestan: Do t’i mungosh topit dhe të gjithë neve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Inter Miamit Lionel Messi i ka uruar më të mirat ish mesfushorit Andreas Iniesta, i cili njoftoi pensionimin ditën e hënë.

Spanjolli në moshën 40-vjeçare vendosi t’i “varë këpucët” pas një karrierë të bujshme, ku fitojë të gjitha trofetë.

Messi në rrjetin social “Instagram” ka shkruar për Iniestan, ndër të tjera i ka uruar më të mirat në vazhdimësi.

“Një ndër bashkëlojtarët me më magji dhe që kam shijuar duke luajtur pranë tij më së shumti”.

“Do t’i mungosh topit dhe të gjithë neve. Të uroj më të mirat gjithnjë, je fenomen”, ishin fjalët e argjentinasit.

Messi së bashku me Iniestan arritën ta dominojnë Evropën gjatë kohës kur ishin te Barcelona, sidomos në vitin 2015 – kur i fituan të gjitha trofetë e mundshëm.

Për dallim nga Iniesta, Messi po vazhdon me nivel të lartë te Inter Miami në MLS-ja, kurse mbetet kyç edhe te kombëtarja e Argjentinës.

Lajme të ngjashme