Messi: Jam shumë i emocionuar dhe motivuar për Kupën e Botës 2026
Sulmuesi Lionel Messi thotë se është shumë i emocionuar dhe motivuar për të provuar që ta fitojë Kupën e Botës 2026.
Argjentinasi drejtoi kombëtaren e tij për ta fituar Kupën e Botës 2022, mirëpo duket se nuk do të ndalet më kaq.
Në një intervistë së fundmi, Messi konfirmoi se po e nis vitin 2025 shumë i emocionuar dhe i gatshëm për të luajtur në Kupën e Botës 2026.
“Kupa e Botës 2026? Sinqerisht, po e nisi këtë vit duke qenë shumë, shumë i emocionuar dhe motivuar”.
“Shpresoj se mund të ndihem mirë me kalimin e vitit dhe është e rëndësishme të fillosh fuqishëm për të qenë në formë të mirë kur të vijnë ndeshjet zyrtare”.
Ndërkohë, Argjentinën e presin dy përballje shumë të vështira në muajin mars kundër Uruguait, si dhe Brazilit.