Messi e thyen rekordin e vezës, tani ka postimin më të pëlqyer në historinë e Instagramit - NACIONALE

Messi e thyen rekordin e vezës, tani ka postimin më të pëlqyer në historinë e Instagramit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Postimi festiv i Lionel Messit për fitimin e Kupës së Botës është bërë postimi më i pëlqyer në historinë e Instagramit, me mbi 58 milionë pëlqime.

Postimi me fotografi i futbollistit argjentinas që pasqyron çastet ai dhe bashkëlojtarët e tij e mposhtën Francën për ta fituar trofeun e Kupës së Botës, e ka thyer rekordin e deritanishëm të Rekordit Botëror të Vezës, që kishte marrë 55.9 milionë pëlqime.

Në postimin e tij në Instagram, Messi shkroi: “Faleminderit shumë familjes sime, të gjitha atyre që na mbështetën dhe të gjithë atyre që besuan tek ne”.

“Ne e dëshmuam përsëri se ne argjentinasit, kur luftojmë së bashku dhe jemi të bashkuar, jemi në gjendje të arrijmë atë që e synojmë. Meritat i takojnë këtij grupi, i cili është mbi individët. Është forca e të gjithëve që luftuam për ëndrrën e njëjtë, e cila ishte po ashtu ëndrra e gjithë Argjentinës... ne ia dolëm!”

Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës për herë të tretë në historinë e vet, duke i shënuar dy gola në finale të cilën argjentinasit e fituan me penallti dramatike.

Ai u shpall lojtari më i mirë i turneut, ndërsa u mposht për një gol nga Kylian Mbappe për çmimin golashënuesi më i mirë i turneut.

Messi i shënoi shtatë gola në shtatë ndeshje, duke u bërë lojtari i parë që shënon gol në secilin rreth të Kupës së Botës qëkur këtij turneu iu shtua edhe rrethi i 16 më të mirëve në vitin 1986.

Ai po ashtu u bë lojtari i parë që e fiton Topin e Artë dy herë, të cilin e kishte fituar edhe në finalen e humbur kundër Gjermanisë më 2014.

Lajme të ngjashme