Messi e ka tashmë të shkruar ta fitojë Kupën e Botës – thotë Ibrahimovic - NACIONALE

Messi e ka tashmë të shkruar ta fitojë Kupën e Botës – thotë Ibrahimovic

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi me Argjentinën e kanë tashmë të shkruar ta fitojnë Kupën e Botës 2022 në Katar, sipas sulmuesit të Milanit Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovici luajti një sezon përkrah Messit në Barcelonë gjatë edicionit 2009/2010, dhe është plotësisht i vetëdijshëm se sa i rëndësishëm mund të jetë ai për çfarëdo kauze.

Messi është duke shkëlqyer për ekipin kombëtar jugamerikan në Lindjen e Mesme, pasi i ka shënuar tashmë katër gola dhe i ka dhënë dy asiste në pesë ndeshje.

Dhe Ibrahimovic beson se tashmë ka ardhur koha që shtatë herë fituesi i Topit të Artë ta fusë në duar trofeun më prestigjioz në botën e futbollit.

Mendoj se tashmë është e shkruar se kush do të fitojë, dhe ju e dini se për kë e kam fjalën. Mendoj se Messi do ta fitojë trofeun, është e shkruar tashmë”, tha Ibrahimovici.

Messi është vetëm dy fitore larg arritjes së lavdisë në Kupën e Botës, por Argjentina e tij duhet së pari ta gjejë një mënyrë për ta kaluar Kroacinë në Stadiumin Lusail sot në mbrëmje.

Kroacia i tejkaloi parashikimet përsëri duke e mposhtur favoritin e turneut Brazilin në ndeshjen e kaluar, për të arritur në gjysmëfinale, ku e pret Argjentina.

Argjentina dhe Messi duhet të jenë të gatshëm për një sfidë të tillë, por ky ekip e ka dëshmuar tashmë vullanin për të këmbëngulur deri në gjetjen e një mënyre për të fituar në Katar 2022.

Në gjysmëfinalen tjetër, që luhet nesër, do të përballen Franca dhe Maroku.

Lajme të ngjashme