Messi e braktis festën e titullit me PSG-në, shkon në Barcelonë në koncertin e Cold Play
Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi ka braktisur festën e titullit me klubin francez duke shkuar në Barcelonë për ta shikuar koncertin e Cold Play.
PSG u shpall kampion i Francës me fitoren e djeshme ku argjentinasi shënoi golin e fitores.
Mirëpo, Messi këtë herë ka vendosur ta braktisë festën e titullit me klubin francez për të shkuar në Barcelonë për ta shikuar koncertin e Cold Play.
Sapo u pa në tribuna, tifozët katalunas menjëherë nisën të këndojnë emrin e Messit.
Leo Messi, not at UNFP ceremony with PSG tonight — he’s at Coldplay concert in Barcelona. 🏟️🎶 #Messi
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 28, 2023
Barça fans chanting for Leo there, via @gerardromero ⤵️🎥 pic.twitter.com/Kqia0eWXR0
Messi do të largohet nga PSG-ja këtë verë pasi ka vendosur të mos e rinovojë kontratën meqenëse nuk është i bindur nga projekti afatgjatë i skuadrës franceze.
Barcelona është duke tentuar vazhdimisht për ta rikthyer argjentinasin dhe pas largimit të dyshes Jordi Alba dhe Sergio Busquets po i afrohet gjithnjë e më shumë.
Në rast që Barcelona nuk do të arrijë ta regjistrojë Messin, atëherë ky i fundit ka një ofertë në tavolinë nga Al-Hilal mbi 400 milionë funte si dhe kërkohet nga Inter Miami.
Sidoqoftë, dëshira e lojtarit mbetet të vazhdojë në Evropë andaj nuk po konsideron asnjë ofertë meqenëse ëndërron të rikthehet te katalunasit.