Messi barazohet me rekordin e Peles në Kupën e Botës - NACIONALE

Messi barazohet me rekordin e Peles në Kupën e Botës

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kapiteni i Argjentinës dhe lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, përveç se hyri në histori me gola të shënuar në të gjitha fazat e një Botërori, ai me golin ndaj Francës ka barazuar edhe rekordin e Peles, ku tani të dy kanë nga 12 gola të shënuar në Kupë të Botës gjatë të gjitha paraqitjeve.

Argjentina tashmë kur ka përfunduar pjesa, është në epërsi të dyfishtë ndaj Francës, në finalen e madhe të Botërorit në Katar dhe kjo krejt fal golin hapës të Messit nga penalltia dhe Angel Di Marias që shënoi të dytin.

Goli i shënuar në minutën e 23-të nga Messi ishte i 12 i tij në pesë Kupa të Botës që është paraqitur, apo në 26 paraqitje.

Ai tani është i përfshirë në 20 gola të kombëtares së tij me 12 gola dhe tetë asistime, aq sa ka edhe legjenda braziliane Pele, dhe tani janë të vetëm në krye të kësaj liste.

*Fotoja lart është e datë 14 dhjetor, Messi tani ka barazuar Pelen.

Lajme të ngjashme