Messi: Arritëm atë që deshëm – është shumë emocionuese - NACIONALE

Messi: Arritëm atë që deshëm – është shumë emocionuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi ka dhënë një prononcim të shkurtër në fund të ndeshjes, pasi Argjentina arriti të kalojë në finale të Botërorit duke mposhtur 3:0 Kroacinë.

Argjentina fitoi më lehtë seç pritej ndaj Kroacisë dhe sërish protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte lojtari i jashtëzakonshëm, Lionel Messi.

Ai shënoi një gol dhe dhuroi një asist tjetër fantastik për golin e 3:0 që shënoi Alvarez.

Messi gjatë një prononcimi të shkurtër u shfaq tejet i lumtur: “Është shumë emocionuese të shohësh gjithë këtë ambient. Publikun tonë, familjet tona. Të shihje këtë gjatë gjithë Kupës së Botës ishte një gjë e jashtëzakonshme. Tani shkojmë ta luajmë ndeshjen e fundit, që ishte edhe ajo çfarë dëshironim."

Lionel Messi me njëmbëdhjetë (11) gola të shënuar u bë futbollisti argjentinas që ka shënuar më së shumti në Botëror, duke kaluar Batistutan që kishte shënuar dhjetë (10) gola.

Lajme të ngjashme