Mësohet se pse Barcelona e paguan dhe do ta paguajë Messin deri në vitin 2025
Kampioni i La Ligës, Barcelona, është ende duke e paguar ish-yllin e saj, Lionel Messi dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë deri në vitin 2025. Këtë e tregoi presidenti i klubit, Joan Laporta, ndërsa tani është mësuar arsyeja se pse ndodh kjo gjë.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se klubi është ende i kontraktuar për t'i paguar para Messit edhe për dy vite të tjera. Kjo është pavarësisht se Messi tani është një lojtar i Inter Miamit, i cili u largua për në Paris Saint-Germain në verën e vitit 2021 dhe nuk ishte në gjendje të vuloste një rikthim në Camp Nou këtë verë.
Në një intervistë me Cadena SER të radios spanjolle, kur diskutoi se si Barça humbi një ribashkim me Messin, Laporta u pyet nëse klubi i kishte ende borxh lojtarit dhe tha se "çdo gjë është në pajtueshmëri me të". Vështirësitë financiare të klubit siguruan që ata të mos mund t'i ofronin Messit një kontratë këtë verë.

Por tani ai ka sqaruar situatën: “A i kemi borxh ndonjë para Messit? E vetmja gjë që i detyrohemi janë shtyrjet e pagave që janë rënë dakord me bordin e mëparshëm të klubit. Kjo po prodhon pagesa në pritje që do të marrin fund në vitin 2025. Ne po paguajmë gjithçka me rregull.”

Kjo është një situatë fitimprurëse për Messin, i cili gjithashtu po paguhet nga autoritetet e Arabisë Saudite për paraqitjet komerciale, pavarësisht se refuzoi një lëvizje në një klub të Ligës Pro Saudite kur u largua nga Paris Saint-Germain. Në vend të kësaj, ai nënshkroi një kontratë që thuhet se vlen midis 125 dhe 150 milionë dollarë me Inter Miami që zgjat dy vite e gjysmë.

Me skadimin e kontratës së tij me PSG-në tani zyrtarisht nga 30 qershor, Messi është një lojtar i Inter Miami dhe ndeshja e Kupës së Ligës në shtëpi kundër Cruz Azul më 21 korrik mund të jetë dalja e tij e parë për klubin e tij të ri.
