Barcelona ende e paguan Messin dhe do ta paguajë deri më 2025, thotë Laporta
Barcelona është ende duke e paguar ish-lojtarin e vet Lionel Messi vazhdimisht dhe do të vazhdojë ta paguajë deri më 2025, ka thënë të hënën presidenti i klubit Joan Laporta.
Messi u largua me lot në sy nga Barça në vitin 2021, pasi klubi katalonas dështoi t’i ofronte kontratë të re për shkak të telasheve financiare dhe rregullave të financial fair play.
Megjithatë, marrëveshja e tij që skadoi më 30 qershor të atij viti, besohet se është kontrata me pagën më të lartë në historinë e sportit.
Për t’i rënë shkurt, Messi ishte pajtuar t’i merrte €555,237,619 gjatë katër sezoneve nëse do t’i plotësonte një varg kushtesh.

Në gusht 2021, pak pasi ai fluturoi drejt Francës për t’iu bashkuar PSG-së si lojtar i lirë, mediat në Spanjë zbuluan se Barcelona e zhytur në borxhe i kishte mbetur argjentinasit edhe 52 milionë euro borxh të cilin synonte ta paguante plotësisht deri në vitin 2022.
Siç zbuloi edhe Laporta tani, më shumë se dy vite pasi Messi e veshi për herë të fundit fanellën ikonë “10” të katalonasve, Barça ende i pa borxh atij rroga të papaguara.
Laporta u pyet nga revista La Vanguardia nëse klubi i ka borxh ende lojtarit më të madh në histori.
Ai shpjegoi se klubi i detyrohet atij rroga të papaguara nga kontrata e nënshkruar nga paraardhësi i tij Josep Bartomeu.
“Ai paguhet vazhdimisht”, tha Laporta.
“Ne ende i kemi atij borxhe të mëdha të cilat mbarojnë më 2025”, zbutoi ai.
Rreth një muaj më parë, Messi njoftoi se kishte vendosur t’i bashkohet Inter Miamit, duke i refuzuar Barcelonën dhe Al Hilalin në Arabinë Saudite.