Mësohet paga e Robert Lewandowskit, polaku pranoi zbritje të madhe që të largohet nga Bayern Munich - NACIONALE

Mësohet paga e Robert Lewandowskit, polaku pranoi zbritje të madhe që të largohet nga Bayern Munich

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Robert Lewandowski ka pranuar një zbritje të madhe që të kompletojë nënshkrimin te Barcelona nga Bayern Munich.

U njoftua të dielën se marrëveshja mes dy klubeve është arritur për nënshkrimin me polakun, që i dha fund qëndrimit të këtij të fundit në tetë vitet e fundit.

Transferimi që dërgon Lewandowskin në Kataluni raportohet të jetë rreth 42.5 milionë funte. 33-vjecari kishte edhe një vit të mbetur anë kontratë, por shprehu dëshirë që të largohet në verë. Kështu, u detyrua të pranojë një zbritje të madhe të pagës.

Gjatë kohës te Bayern, Lewa fitoi 200 mijë euro në javë që e bënte lojtarin më të paguar në Bundesliga.

Sipas mediumit spanjoll "AS", polaku pranoi ta zbres pagën në 150 mijë euro në javë, që i bie 25 për qind zbritje.

Pavarësisht marrëveshjes, sulmuesi u pa në stërvitjet e Bayern Munich i emocionuar duke i dhënë lamtumirën bashkëlojtarëve dhe stafit. Ai gjithashtu u fotografua duke u përqafuar me Julian Nagelsman.

Sipas “Capology”, shumë yje të Premierligës do të fitojnë më shumë se Lewa në sezonin e ardhshëm. Futbollistët si Cristiano Ronaldo, Mo Salah, Kevin de Bruyne dhe Erling Haaland marrin shumë më shumë se 150 mijë euro në javë.

Por, ka edhe disa emra befasues që fitojnë më shumë se polaku. Mesfushori i Tottenhamit, Tanguy Ndombele që nuk është duke arritur të gjejë vend në formacionin e Antonio Conte, fiton rreth 200 mijë euro në javë.

Lewandowski është transferimi i katërt i Barcelonës në këtë afat veror, duke ndjekur mbrojtësin Andreas Christensen, mesfushorin Franck Kessi dhe anësorin Raphinha.

Sulmuesi polak bëri emër për herë të parë në Bundesligë duke luajtur për Borussia Dortmund. Nën drejtimin e Jurgen Klopp, ai luajti një rol jetik në fitoret e klubit në kampionatin gjerman. Më pas ai kaloi në Bayern, ku u zhvillua në një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror.

Në total, Lewandowski bëri 375 paraqitje për klubin bavarez, duke shënuar 344 gola. Sezonin e kaluar ai shënoi 50 gola, më shumë se çdo lojtar tjetër në futbollin evropian.

Lajme të ngjashme