Mësohen çiftet çerekfinale në Ligën e Evropës
Barcelona do të përballet me Eintracht Frankfurtin në çerekfinale të Ligës së Evropës, në përpjekje për ta fituar trofeun dytësor evropian për herë të parë në historinë e klubit.
Në ndeshjet e tjera çerekfinale, do të përballen RB Leipzig - Atalanta, Ëest Ham – Lyon dhe SC Braga - Rangers.
Fituesi i çerekfinales së parë Leipzig - Atalanta dhe do të përballet me fituesin e çerekfinales tjetër Braga – Rangers në gjysmëfinalen e parë të këtij sezoni në garën dytësore evropiane për klube.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen e dytë do përballen fituesi i çerekfinales West Ham - Lyon me fituesin e çerekfinales tjetër Frankfurt – Barcelona.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 7 prill, ndërsa ato të kthimit më 14 prill.
Frankfurti është skuadra e vetme e mbetur në garë që e ka fituar Ligën e Evropës.

Ndërkohë këto janë çiftet çerekfinale në Konference League
Roma do të përballet me Bodo/Glimt në çerekfinalen e parë të Konference League me qëllimin që ta fitojnë një kompeticion në krye me Jose Mourinhon, që shihet si një nga trajnerët më të mirë të historisë së futbollit në gara evropiane.
Në ndeshjet tjera çerekfinale, do të takohen Feynoord Rotterdam – Slavia Prague, Marseille – PAOK dhe Leicester City – PSV Eindhoven.
Fituesi i çerekfinales së parë Roma – Bodo/Glimt do të përballet me fituesin e çerekfinales së katërt Leicester City – PSV Eindhoven në gjysmëfinalen e parë, të kësaj gare e cila zhvillohet për herë të parë nga ky vit dhe për nga rëndësia është gara e tretë më e rëndësishme evropiane.
Në gjysmëfinalen tjetër do të ndeshet, fituesi i çerekfinales së dytë Feynoord Rotterdam – Slavia Prague me fituesin e çerekfinales së tretë Marseille – PAOK.
Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen të gjitha më 7 prill, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen një javë më vonë më 14 prill.