Mesfushori rumun: Ndeshje e vështirë ndaj Kosovës, por duhet t’i fitojmë tre pikët - NACIONALE

Mesfushori rumun: Ndeshje e vështirë ndaj Kosovës, por duhet t’i fitojmë tre pikët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Tudo Baluta thotë se Rumania duhet t’i fitojë pikët e plota në Prishtinë ndaj Kosovës pavarësisht vështirësive.

Kosova do ta mirëpret Rumaninë në “Fadil Vokrri” të premten, me “Dardanët” që kanë nevojë për pikët e plota në mënyrë që të rikthehen në garë për kualifikimin tutje.

Mesfushori me tipare defensive mendon se Rumania mund t’i arkëtojë pikët e plota, mirëpo është një rrugë e gjatë deri te Kampionati Evropian Euro 2024.

“Është ndeshje e vështirë. Ne duam të dalim fitues. Duam të jemi ata që i marrim tre pikët në fund”.

“Është e rëndësishme të formojmë një grup të mirë. Ndihem mirë dhe me plot besim te grupi ynë”.

“Kemi një ndeshje që duhet ta fitojmë. Duhet t’i arkëtojmë tre pikët. Ishte e rëndësishme ta nisnim me gjashtë pikë. Kemi ende një rrugë të gjatë para Evropianit. Duhet të japim më të mirën”.

Përballja zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.

Para ndeshjes, edhe trajneri Alain Giresse si dhe kapiteni Amir Rrahmani e vlerësuan si sfidë të vështirë mirëpo u shprehen optimist se mund të shënojnë fitore.

Momentalisht, Kosova ka vetëm dy pikë të mbledhura pas barazimeve me Izraelin dhe Andorrën, derisa Rumania gjashtë sosh meqenëse triumfoi ndaj Andorrës, respektivisht Bjellorusisë.

Lajme të ngjashme